Pas rritjes së numrit me me të infektuar me COVID-19, në Malishevë, janë shtuar edhe kufizime të reja të lëvizjes.
Ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, bazuar në ligjet në fuqi dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ka nxjerrë vendim për ndalimin e lëvizjes në Komunën e Malishevës, nga ora 14:00 deri në ora 6.00 të mëngjesit.
Ndërkaq nga nesër në këtë komunë është vendosur që njerëzit të lëvizin vetëm prej orës 6 deri në orën 14:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale, si dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë.
Deri tani Malisheva është komuna më e prekur nga coronavirusi.
Në këtë komunë janë 66 të infektuar, një i vdekur dhe dy të shëruar.
Ndërkaq 224 është numri i përgjithshëm i të prekurve në Kosovë, 37 janë shëruar dhe 6 kanë ndërruar jetë.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.