LAJME

​Nagavci: Sa më shumë të korruptuarit bëhen bashkë, aq më shumë qytetarët bëhen me VV-në

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, ka akuzuar partitë tjera se janë bashkuar rreth presidentit Hashim Thaçi sa herë që ky i fundi ka nevojë.

Duke iu referuar takimit të sotëm konsultativ me presidentin Thaçi, Arbërie Nagavci shkruan në Twitter se sa më shumë që të korruptuarit bëhen bashkë, aq më shumë qytetarët bëhen me Lëvizjen Vetëvendosje.

“U bënë bashkë, edhe një herë. U bënë bashkë për të zhbërë vullnetin e qytetarëve për ndryshime. #LDK, ashtu si e bënë Thaçin president, ashtu do t’i rrinë gati sa herë që ai të ketë nevojë. E sa më shumë që të korruptuarit bëhen bashkë, aq më shumë qytetarët bëhen me LV”, ka shkruar ajo

LEAVE A RESPONSE