https://www.facebook.com/watch/?v=572962823305626

Ka shkuar në 259 numri i personave të prekur nga Coronavirusi në Shqipëri.

Në një konferencë për medie, Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik tha se në 24 orët e fundit nga 152 persona të testuar janë konfirmuar 16 raste të reja.

Ndërsa numri i viktimave deri tani ka shkuar në 15. Të shëruar nga COVID-19 janë gjithsej 67 pacientë.

Një tjetër e dhënë nga ministria e Shëndetësisë është se mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç, ndërsa e personave qe kane humbur jetën 66 vjeç.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’ kemi 1 pacient të shtruar. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”, tha Bino. /Telegrafi/

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *