Connect with us

LAJME

Maqedonia e Veriut nesër për herë të parë në tavolinën e NATO-s si anëtare me të drejta të plota

Published

on

Përmes një video-konference nesër do të mbahet mbledhja e parë e ministrave të punëve të brendshme të vendeve-anëtare të NATO-s, në të cilën për herë të parë si anëtare me të drejta të plota do të merr pjesë edhe Maqedonia e Veriut.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, këtë mëngjes e publikoi rendin e ditës të këshillit të ministrave, i cili për herë të parë do të mbahet përmes jnë video-lidhje.

Advertisement

Vendet anëtare të NATO-s në pjesën më të madhe të takimit do të fokusohen për koordinimin e ndihmës në luftën kundër coronavirusit dhe do të prezantohen masat që NATO do t’i ndërmerr gjatë kësaj krize.

Stoltenberg tha se Maqedonia e Veriut, si anëtarja më e re gjithashtu e shfrytëzon sistemin për përgjigje ndaj krizave të Aleancës, për t’u koordinuar në nivel qeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply