Connect with us

EKONOMI

British Airways pritet të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

Published

on

British Airways njofton se do të pezullojë nga puna 36 mijë punëtorë duke filluar nga pilotët deri te personeli ndihmës.

Sipas kompanisë, kjo po bëhet për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

Advertisement

Transportuesi ajror kombëtar në Britani të Madhe ka ulur ndjeshëm numrin e fluturimeve dhe paralajmëroi se do të duhet të ngrijë përkohësisht punë në mënyrë që të mbijetojë pandeminë që ka goditur rëndë industrinë e aviacionit, duke e bërë të pashmangshme shkurtimin e kostove, përcjell Telegrafi.

Personeli që do të angazhohet në punë pritet të marrë disa nga pagat e tyre përmes skemës së qeverisë britanike e cila mbulon 80 për qind të pagës.Lexo po ashtu:Qeveria britanike do t’ua paguan rrogën të gjithë atyre që kanë humbur vendet e punës nga Coronavirusi

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), me anulimin e rezervimeve, kompanitë ajrore evropiane pritet të humbin 63 miliardë dollarë.

Advertisement

Në nivel botëror, kjo industri do të humb 252 miliardë dollarë.

Kurse, Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) deklaron se është bërë një listë e aeroporteve që janë në zonat më të rrezikshme, ku mundësia e transmetimit të COVID19 është shumë i lartë.

Advertisement

British Airways aktualisht ka mbi 40 mijë punëtorë dhe në deklarimet e fundit ka realizuar mbi 15 miliardë dollarë.

Burimi: Telegrafi

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply