Connect with us

Uncategorized

PDSH: T’u jepet pagë mesatare kategorive të ndjeshme të qytetarëve për shkak të pandemisë

Published

on

Komisioni për politikë sociale pranë Partisë Demokratike Shqiptare në konferencën për shtyp i kritikoi procedurat e autoriteteve në gjendjen me pandeminë në këtë sektor, ndërsa ofruan zgjidhje të tyre. Porosisin se duhet të merren parasysh masat në vendet fqinje.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka marrë masa përkatëse për qytetarët e rrezikuar, pensionistët me të ardhura të ulëta, personat e moshuar dhe fëmijët pa prindër dhe të ngjashme. BDI-ja dhe partitë e tjera politike   nuk kanë pasur plan për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Propozojmë që të gjitha institucionet dhe qendrat për politikë sociale, Fondi Pensional dhe të tjerët të formojnë ekipe mobile për sigurimin e ndihmës të kategorive të theksuara. Posta t’ua dërgojë në shtëpi pensionet. Të paguhet pagë e njëfishtë mesatare për kategoritë e ndjeshme. Kjo mundësohet   dhe lejohet me ligj përkujdes për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve”, tha Frymëzim Dauti nga Komisioni për politikë sociale.

Advertisement

Edhe lideri i partisë Menduh Thaçi foli në konferencën për shtyp duke i përsëritur apelet për uljen e kontakteve për parandalimin e  përhapjes së koronavirusit.

Të reduktohen kontaktet, jo komunikimi përmes teëefonit. Sepse vetëm me shmangien e kontakteve mund të shmanget sëmundja. Virusi nuk jeton në organizmat tanë, nuk riprodhohet. me më pak kontakte ka më pak mundësi për virusin. Automatikisht e dobësojmë virusin dhe e fuqizojmë  periudhën kohore të sistemit shëndetësor të luftojë më lehtë me të”, theksoi Thaçi.

Advertisement

Sipas tij, është i nevojshëm kujdesi sepse edhe “skenari” italian dhe spanjoll me pandeminë nuk janë film, por gjendje reale e cila, siç thotë, mundet lehtë ta përfshijë shtetin për shkak të kapaciteteve  më të dobëta të shteteve të  përmendura.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply