Connect with us

EKONOMI

Maqedoni: Do të hiqet ndalesa për eksportin e miellit

Published

on

Ndalimi i eksportit të miellit që u vendos për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme do të hiqet, kështu vendosi Ministria e Ekonomisë pas takimit me punëtorët e prodhuesit e miellit.

Sipas ministrit Kreshnik Bekteshi, vendimi u mor pasi është vlerësuar se industria vendore e miellit për momentin është në gjendje shumë të mirë dhe se ka rezerva të mjaftueshme në mullinj private dhe në rezerva shtetërore, derisa nuk ka ndalesë për import të grurit në rrethinë.

Advertisement

Sipas tij vendimi për eksportimin e miellit tashmë është në përgatitje dhe pritet të miratohet në seancën e ardhshme të qeverisë.

“Sipas të gjitha të dhënave, industria e mullirit po punon shkëlqyeshëm për momentin .Ka mundësi të ndryshojmë vendimin për ndalimin e eksporteve të miellit që u vendos për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Bekteshi.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply