Connect with us

KUZHINË

Mbajeni sheqerin nën kontroll me anë të këtyre metodave

Published

on

Një nga mënyrat më të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është përzgjedhja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Ky i fundit është i dobishëm për të parandaluar progresin e diabetit të tipit dy dhe efektet anësore të ushqimeve të përpunuara dhe të ëmbla.

Advertisement

Në këtë artikull të do të mësoni më shumë për pesë mënyrat ideale, që ju vijnë në ndihmë kundër sheqerit të lartë në gjak.

Shumica prej këtyre ushqimeve përmbajnë karbohidrate dhe sheqerna shtesë të cilat arrijnë ta rrisin pa fre nivelin e sheqerit në gjak.

Advertisement

Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithrave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta.

Pijet dhe ushqimet e ëmbëlsuara

Advertisement

Ekspertët  ju këshillojn të hiqni dorë nga pijet dhe lëngjet e blera në market.

Frutat e plota, arrat, kosi natyral me fruta pylli, karrotat ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak.

Advertisement

Ato çlirojnë sheqerin natyral në gjak në mënyrë shumë të ngadaltë.

Mos harroni që edhe lëngjet e frutave të shtrydhura vetë, konsiderohen si një pije me sheqer ndaj duhen konsumuar me kujdes.

Advertisement

Më shumë perime dhe proteina

Barishtet, sallatat dhe perimet duhet të përbëjnë të paktën gjysmën e ushqimit tuaj ditor.

Advertisement

Fibra, që ato përmbajnë ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe ekuilibron sheqerin në gjak.

Për më tepër, ato përmbajnë pak kalori.

Advertisement

Proteina nga ana tjetër ngadalëson çlirimin e karbohidrateve dhe sheqerit në gjak.

Proteinën e gjeni tek mishi pa dhjamë, peshku, veza, produktet e bulmetit, arrorët dhe farat.

Advertisement

Kujdes me etiketat

Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur.

Advertisement

Të dhënat e tregojnë se këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara.

Sheqernat maskohen me terma të ndryshëm si glukozë, dekstrozë, ëmbëlsues, shurup e të tjerë.

Advertisement

Nëse një produkt përmbajn më shumë se 5 përqind sheqer për çdo gramë sasi atëherë mos e konsumoni.

Kujdes me alkolin

Advertisement

Alkoli mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak.

Pirja afatgjatë e tij nxit shtimin në peshë dhe rezistencën ndaj insulinës.

Advertisement

Të dyja së bashku rrisin shanset e shfaqjes së diabetit.

Për më tepër, kryeni aktivitet fizik dhe flini gjumë mjaftueshëm.

Advertisement

Të dyja janë thelbësore për mirëmbajtjen e nivelin të sheqerit në gjak./Agroweb/ Gazeta Express

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply