Connect with us

MAGAZINA

Robert Berisha flet për 14 ditët në karantinë, premton dy koncerte për studentët

Published

on

Këngëtari Robert Berisha ka folur për 14 ditët që ka kaluar në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë, raporton Express.

Berisha ka thënë se ditën e parë ka qenë shumë nervoz, meqenëse nuk i kanë organizuar mirë. Thotë se ishte bërë edhe më shumë nervoz, meqenëse njërit prej personave i cili ishte në karantinë, i kishte vdekur djali 4-vjeçar dhe nuk i lejohej të shkonte në varrimin e tij.

Advertisement

“Ditën e parë kemi qenë shumë nervoz sepse s’kanë ditë me na organizu. Djali 4-vjeçar i kish vdekë edhe se lejshin me shku me varros. Krejtve iu shkojsha nerva. Menaxheri i Taynës me thojke ti s’koke normal”, ka thënë Berisha.

Ai ka falënderuar Minsitrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhikun, derisa ka përmendur edhe rastin kur ky i fundit e kishte përcjellë live “koncertin” e tij në konvikt.

Advertisement

Unë thash që kisha pas qef me falënderu Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrin e Infrastrukturës se edhe ai kish lidhje. Kemi pas rast me pas live në show’in tem. Noshta i kemi shku pak nerva. T’kisha qenë moler, e kisha ly konviktin. Na kanë mbajtë shumë mirë menza me ushqime”, ka thënë ai.

Ka thënë se e kanë mirëmbajtur dhomën gjatë gjithë kohës, derisa ka premtuar se pasi të përmirësohet situata do të organizojë dy koncerte për studentët.

Advertisement

“E kam pastru ditën e dytë dhomën. E kemi mbajt dhomën xixë. E kom premtu përmes Instagramit me mbajt koncert për studenta, do t’i mbaj dy koncerte për studenta edhe pijet kanë me i pas falas”, ka deklaruar Berisha.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply