Connect with us

Uncategorized

Si të bisedoni me fëmijët tuaj rreth COVID-19

Published

on

Pavarësisht që të gjithë mundohen t’i ruajnë fëmijët e tyre, ata prap se prap kanë dëgjuar për koronavirusin.

Me azhurime minuti nga minut nuk është për t’u habitur që koronavirusi shkakton shumë ankth dhe shqetësim tek ne si dhe fëmijët tanë.

Advertisement

Nëse jeni duke luftuar se si të flisni me fëmijët tuaj për koronavirus, nuk jeni vetëm. Psikologët e fëmijëve japin disa këshilla se si të bisedoni me fëmijët në një mënyrë që ata do të kuptojnë, duke lehtësuar gjithashtu ankthin e tyre për COVID-19.

Këto këshilla për biseda të shëndetshme me fëmijën tuaj përfshijnë:

Advertisement

Lehtësoni së pari ankthin tuaj

Bëni biseden menjëherë

Advertisement

Mësoni se çfarë di fëmija juaj tashmë

Ji empatik

Advertisement

Siguroni informacion të bazuar në fakte dhe inkurajoni higjienën e mirë

Mbajeni të përshtatshme për moshën

Advertisement

Zhvilloni një rutinë të përditshme

Shikoni nivelet e stresit të fëmijës suaj.

Advertisement

Kontrolloni së pari nivelin e ankthit tuaj

Me gjithë raportimin e mediave që flasin për vdekjet nga koronavirusi, është shumë e zakonshme që të rriturit të kenë ankth dhe është mjaft e kuptueshme që fëmijët të shqetësohen për veten dhe prindërit e tyre.

Advertisement

Fëmijët ndjekin shembujt e prindërve të tyre

Prindërit duhet të jenë të sinqertë me veten për frikën e tyre. Në praktkë, fëmijët shpesh herë nuk frikësohen derisa t’i shohin prindërit e tyre që janë duke u futur në ankth.

Advertisement

Fëmijët vëzhdojnë shprehjet e prindërve të tyre po aq shumë sa t’i dëgjojnë fjalët e tyre dhe adoleshentët veçanërisht janë duke kërkuar te prindërit e tyre si modele të roleve për të përballuar. Këto janë arsyet pse është thelbësore që prindërit të kontrollojnë frikën e tyre, të modifikojnë për saktësi dhe të mos lejojnë që ndjenjat e tyre të frikës të jenë të ngarkuara.

Mos prisni shumë gjatë për të bërë bisedën

Advertisement

Si prind, shpesh, mendimi ynë i parë është të mbrojmë edhe nëse kjo nënkupton minimizimin e situatës. Por, në raste si kjo të qenit i sinqertë dhe sigurimi i informacionit faktik është mbrojta më e mirë e pindërve.

Fëmijët zakonisht mund të kuptojnë kur ka stres në familje, kështuqë psikologët sugjerojnë që diskutimi të ndodhë në mënyrë aktive.

Advertisement

Përcaktoni se çfarë di fëmija juaj

Kërkojini fëmijës tuaj të iu tregojë se çfarë dijnë për koronavirusin. Inkurajoni ata të ndajnë gjithçka që kanë dëgjuar ose lexuar edhe nëse mendojnë se është një thashethëme. Informacioni që mbledhni nga kjo bisedë mund t’ju ndihmojë të përcaktoni se cilat fakte duhet të ndani së pari.

Advertisement

Jini empatikë dhe mos u largoni nga frika e tyre

Frika e fëmijës tuaj mund të duket e paarsyeshme ose joreale për ju, por kjo nuk do të thotë që ata nuk i shohin si të vërteta ose të vlefshme. Para se të flisni për fakte, dëgjoni shqetësimet e tyre dhe mos i hidhni poshtë frikën e tyre. Duke i dëgjuar ato, do të jeni në gjendje të përcaktoni se si duhet ta drejtoni bisedën.

Advertisement

Bazohuni në fakte

Kjo mund të duket e qartë, por informacioni që ndani me fëmijët tuaj duhet të vijë nga një ose dy burime. Kjo mund të ndihmojë në minimizimin e konfuzionit dhe gjithashtu i mëson ata se si të kërkojnë burime të sakta.

Advertisement

Mbani ton dhe fjalë pozitive kur komunikoni me fëmijët tuaj

Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon që familjet të mbajnë rutinat dhe oraret e tyre të rregullta sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse duhen bërë ndryshime, kornizoni bisedën me një qëndrim pozitiv./GazetaShneta/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply