Connect with us

QËNDRIME & OPINIONE

Të gjithë mbrojtësit e interesit të Kosovës

Published

on

Shkruan: Adriatik Kelmendi

Vëmendje! Ajo që do ta lexoni në rreshtat në vazhdim është një shkrim krejt i shkurtër. Nuk është një analizë politike, për shkak se duket të jetë absolutisht e pamundur që në premisat e dhëna të ndërrohet një analizë gjakftohtë. Më tepër i ngjan një ushtrimi për “muskujt” e mendjes. Nëse pasi që t’i lexoni këta pak rreshta nuk do ta ndieni nevojën për t’u ngritur në këmbë nëse jeni ulur, ose për t’u ulur nëse jeni në këmbë dhe njëkohësisht të kërkoni një gotë ujë – atëherë lajmërohuni sa më shpejt për analizën e ADN-së. Gjasat janë të mëdha që jeni jashtëtokësorë

Albini e fton Hashimin në takim, ky s’i shkon. Thotë takohemi më vonë me të gjithë liderët.
Advertisement

Hashimi i shkruan Vjosës për raportim në Kuvend, kjo i thotë më vonë. Duhet ta kryejmë edhe një seancë tjetër, të mblidhet Kryesia dhe pastaj vjen.

Isa i thotë Albinit hiqe taksën tash, ky i thotë pak më vonë.

Advertisement

Ramushi i thotë Albinit mos e hiq, ky i thotë do ta heq.

LVV-ja po thotë: më 1 prill taksën dhe pastaj dialogun.

Advertisement

LDK-ja – menjëherë taksën, pastaj dialogun.

AAK-ja – asnjëherë taksën, ta vazhdojmë dialogun.

Advertisement

PDK-ja s’di çka po thotë, ia ka lënë Thaçit të flasë.

Albini e fton Kadriun për takim, ky i thotë hajde ti tek unë në zyrë.

Advertisement

Albini e fton Ramushin, ky i thotë është dashur më herët, tash vonë.

(…mos e lëshoni frymën…)

Advertisement

Grenelli i thotë Albinit – gabove që po e heq taksën pas të 15-it, duhet tash.

Grenelli i thotë Isës – lider i guximshëm nëse e heq takën “nesër”, edhe pse kjo nuk ndodh.

Advertisement

Grenelli s’i thotë asgjë Daçiqit, edhe pse nuk e dëgjoi për ndaljen e fushatës për çnjohje.

Borrelli, që s’e njeh Kosovën, e përkrah Albinin.

Advertisement

Gjermania dhe Franca, që e njohin, thonë: mirë që është marrë vendim për heqjen e taksës.

Ramushi thotë: unë bëj çka të më thotë Amerika, por taksën nuk e heq.

Advertisement

Albini thotë: unë bëj çka të më thotë Amerika, por taksën e heq kur vendos vetë.

(…ka ende…)

Advertisement

Shoku i Hashimit, Edi, e sulmon Ramushin dhe e përkrah Albinin.

Shoku i Ramushit, Iliri, e sulmon Edin, e përkrah Ramushin.

Advertisement

NË FUND të gjithë këta thonë se të gjitha këto i bëjnë për interesin e Kosovës.

E nëse interesi i Kosovës nuk i bën bashkë, atëherë interesi tjetër mund t’i bëjë bashkë?!

Advertisement

(…pini ujin…)

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply