Connect with us

LAJME

Sulejman Rexhepi kërcënon Qeverinë, kërkon hise nga ndihmat përndryshe thotë se BFI do t’i pezullojë vendimet: RMV do të bëhet Banglladesh

Published

on

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Sulejman Rexhepi, po kërkon pjesë nga ndihmat e jashtme të ardhura si mbështetje për të luftuar COVID-19, përndyshe paralajmëron se mund të tërhiqen vendimet e BFI-së për mbrotje nga virusi, siç është vendimi për mosfalje të namazeve nëpër xhami.

“Do t’i përkujtoj pak më ndryshe unë edhe me një shkresë tjetër, sepse mos dhashtë Zoti ne të heqim dorë, t’i pezullojmë vendimet tona! Nuk ka forcë që mund ta luftojë epideminë. Ju garantoj. Atëherë këtu do të bëhet Banglladesh” është shprehur Sulejman Rexhepi në një emision fetar.

Advertisement

Kreu i BFI-së madje ka treguar se këtë e ka kërkuar edhe me shkrim deri te Qeveria, por përgjigje ende nuk ka marrë, e pas kësaj sekretari i tij ka komunikuar drejtpërdrejt me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, por siç pohon Rexhepi, ende nuk është bërë asgjë për kërkesën e tij./TV21

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply