Connect with us

LAJME

Mançevski: Pas 1.500 viteve nuk ka haxhillëk në Meka

Published

on

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, dje në emisionin “Vin vin” në TV Telma” porositi se të gjithë në shoqëri përfshirë edhe krerët e kishave dhe komuniteteve fetare patjetër duhet që të jenë të përgjegjshëm në momentet kur udhëhiqet lufta e rëndë në parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, njofton Portalb.mk.

Duke e komentuar deklaratën e kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepi se “nëse Qeveria nuk ndihmon, mund ta shfuqizojë ndalesën për vizita nëpër xhami”, ai tha se do të ndërmerren masa demokratike në drejtim të respektimit të masave të caktuara.

Advertisement

“Pas 1.500 viteve për herë të parë nuk kemi haxhillëk në Mekë, Papa – prifti suprem i kishës katolike do të mbajë meshë për Pashkët, pa praninë e besimtarëve.

Patjetër që të gjithë të sillemi me përgjegjësi dhe me vetëdije”, tha Mançevski.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply