Connect with us

TECH & AUTO

Tesla po krijon ventilator për të ndihmuar pacientët duke shfrytëzuar pjesë nga Model 3

Published

on

Me anë të pjesëve që përdore në vetura, Tesla po përpiqet të krijojë ventilatorë për të ndihmuar pacientët e prekur me coronavirus

Sikur të gjithë prodhuesit tjerë edhe Tesla është duke punuar, që të krijojë ventilatorë që do t’i ndihmojë pacientët në nevojë, pasi që furnizimi me këto pajisje është shumë i rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Advertisement

Në mënyrë që të arrijë rezultate sa më shpejtë, është duke shfrytëzuar pjesë nga Model 3, që të arrijë ta prodhojë sa më shpejtë.

“Jemi duke shfrytëzuar pjesë që i njohim shumë mirë, e dimë qëndrueshmërinë që kanë dhe kur ta kemi përfunduar pajisjen, të mund të prodhohen në më shumë njësi”, ka thënë inxhinieri kryesor në Tesla, Joe Mardall.

Advertisement

Inxhinierët e Teslas, e shfrytëzuan ekranin e ndjeshëm në prekje, që të monitorohet gjendja e pacientit, derisa me sistemin kompjuterik të infoteitment, të simulohej lëvizja e pajisjes për furnizim me ajër.

Bateritë e fuqishme, do t’i ndihmojnë këtij sistemi të jetë në funksion, kur pacienti duhet të transportohet diku tjetër.

Advertisement

Deri më tani, ka ende shumë punë deri në finalizimin e këtij sistemi, por Tesla pretendon ta përfundojë sa më shpejtë dhe të del me ndihmë shumë më mirë.

 

Advertisement

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply