Connect with us

BOTA

Vdes mjeku në Britani të Madhe, i cili paralajmëroi kryeministrin Johnson për mungesë të pajisjeve mbrojtëse

Published

on

Një mjek që paralajmëroi kryeministrin britanik Boris Johnson për mungesën e pajisjeve mbrojtëse (PPE) për punëtorët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) ka ndërruar jetë pasi u infektua me coronavirus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, urologu konsulent, Abdul Mabud Chowdhury, 53 vjeç, vdiq të mërkurën në Spitalin e Queen’s në Ramford, në lindje të Londrës.

Advertisement

Pesë ditë para se të pranohej në spital, Dr.Chowdhury kishte apeluar për “pajisje mjekësore dhe mjetet e duhura” për “të mbrojtur veten dhe familjet në Britani të Madhe”.

Ndryshe, numri i të infektuarve nga coronavirusi në Britani të Madhe ka shkuar në 65 mijë, ndërsa 7,993 persona kanë ndërruar jetë.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply