Connect with us

LAJME

LDK nuk e zëvendëson Hotin e Veliun në qeveri

Published

on

Më shumë se dy javë, Kosova ka qeveri në detyrë. Mirëpo në këto ditë ka pasur edhe shkarkime nga kabineti qeveritar nga ana e kryeministrit Kurti. Por, pozitat që i kanë takuar LDK-së, ende nuk janë plotësuar pasi që kjo e fundit nuk po i çon emrat e rinj. E derisa në VV po thonë se po i presin emrat, LDK-ja thotë për T7 se nuk e ka ndërmend të i dorëzojë emrat e rinj.

Pozita e dy të shkarkuarave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit që mbante postin e zëvendëskryeministrit të parë e Agim Veliut ish ministër i Punëve të Brendshme ende nuk janë zëvendësuar.

Advertisement

Aktualisht pozita zëvendëskryeministrit të parë është i zbrazët teksa në krye të ministrit të punëve të brendshme është Xhelal Sveçla.

Ky i fundit do të jetë ushtrues detyre deri në propozimin e ardhshëm të LDK-së.

Advertisement

Por duket që LDK nuk ka vullnet të nis emra të rinjë qeverisë në detyrë Kurti.

Kryetari i LDK-së për T7 ka thënë që ministrat e tij aktual po qëndrojnë në qeveri për shkak te pandemisë.

Advertisement

Megjithatë në qeverinë Kurti shprehen të gatshëm që të marrin në konsideratë emrat për këto poste nga LDK, kurdo që një propozim i tillë të ndodh.

Nga zyra e kryeministrit thonë që kabineti i ministrave është funksional. Ata theksojnë që prioritet është luftimi i infeksionit  covid-19.

Advertisement

Në anën tjetër analisti politik, Armend Muja vlerëson që është e udhës që LDK t’i dorëzojë emrat e pozitave të zbrazëta.

Më tutje Muja thotë që roli i LDK-së më qeveri është zbehur.

Advertisement

E në praktikë po shihet një bashkëpunim mes Kurtit e ministrave të LDK-së. Në këtë kohë gjatë vizitave e takimeve është parë që shefi i qeverisë ka pasur çdo herë në krahë ministrat e tij të LVV-së  e LDK-së.

Seanca e njëzet e pesë marsit e prishi marrëveshjen mes Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Advertisement

Partneri i Qeverisë Kurti, LDK e inicioi mocionin e mosbesimit duke e rrëzuar kështu ekzekutivin.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply