Connect with us

LAJME

Tërnava mesazh urimi Ipeshkvisë së Kosovës: Urojmë që pandemia të kalojë sa më shpejtë

Published

on

Besimtarët katolikë sonte festojnë Pashkët. Me këtë rast myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i ka dërguar Ipeshkvisë së Kosovës, por edhe mbarë besimtarëve katolikë mesazh urimi.

Në urimin e myftiut Tërnava thuhet se në këto ditë bota po përballet me pandeminë COVID-19, prandaj festat fetare janë moment i reflektimit për njohjen e vlerave hyjnore, humane e njerëzore.

Advertisement

“Po ashtu festat fetare na rikthejnë te mirëkuptimi, harmonia e respekti për tjetrin, si dhe në solidaritet e mbështetje për ata që kanë nevojë. Uroj që edhe mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e Pashkëve të jenë si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe të gjithë popujve të botës”, thuhet ndër të tjera në urimin e myftiut Tërnava:

Ky është urimi i plotë i kreut të BIK-ut:

Advertisement

Bashkësia Islame e Kosovës

MESAZH URIMI

Advertisement

Ipeshkvit të Kosovës,

Dodë Gjergjit

Advertisement

I nderuari ipeshkëv, zotëri Dodë Gjergji, me rastin e festës së Pashkëve, kam nderin dhe kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi, si dhe në emër të besimtarëve të besimit islam, t’u përcjellë juve personalisht, bashkëpunëtorëve tuaj, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik urimet e mia më të sinqerta, duke u dëshiruar gjithë të mirat dhe begatitë e Zotit.

Zotni ipeshkëv, megjithëqë këto ditë bota po përballet me pandeminë COVID-19, festat fetare janë moment i reflektimit për njohjen e vlerave hyjnore, humane e njerëzore, po ashtu festat fetare na rikthejnë te mirëkuptimi, harmonia e respekti për tjetrin, si dhe në solidaritet e mbështetje për ata që kanë nevojë. Uroj që edhe mesazhet dhe porositë që dalin nga festa e Pashkëve të jenë si gjithherë në funksion të fisnikërimit të popullit tonë dhe të gjithë popujve të botës.

Advertisement

I nderuari ipeshkëv Gjergji! E gjej të udhës që sot, edhe njëherë të lutemi bashkërisht që Zoti të na mëshirojë dhe që sa më parë të kalojë pandemia, e që ne t’i kthehemi detyrave tona të përditshme.

Duke ju përshëndetur vëllazërisht edhe njëherë ju uroj Juve dhe gjithë besimtarët katolik, Gëzuar Pashkët! Paçi lumturi, paqe, harmoni dhe begati në familjet tuaja!

Advertisement

Me respekt,

Myftiu i Kosovës,

Advertisement

Naim ef. Tërnava

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply