Connect with us

SHËNDET

Ushqimet që duhen evituar në mëngjes

Published

on

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, por shpesh e neglizhojmë. Kur të jeni përpara pasqyrës duke vrarë mendjen si u shëndoshët kaq shpejt, kujtohuni çfarë keni ngrënë në mëngjes.

Ekzistojnë 5 lloje ushqimesh të cilat nuk duhet t’i konsumoni kurrë që në mëngjes nëse nuk doni të shëndosheni.

Advertisement

Omletë me vezë

Ajo është shumë e shijshme por nuk mund të hani omletë me vezë që në mëngjes, pasi ato janë shumë të pasura me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe me yndyrna, pasi gatuhen me vaj.

Advertisement

Drithërat

Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithra me fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.

Advertisement

Lëng portokalli

Të pish një gotë lëng portokalli në mëngjes është një gabim. Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutin nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është. Fruit është gjithnjë më i shëndetshëm nëse konsumohet i gjallë. E dyta, të gjitha frutat kanë sheqer. Mundohuni t’i konsumoni ato pas drekës.

Advertisement

Kosi me fruta

Përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.

Advertisement

Buka

Për shumë prej nesh është e pakoncepueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë.Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin dhe shendetin.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply