Connect with us

LAJME

Osmani: Festa e Pashkëve shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin

Published

on

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestanë, për Festën e Pashkëve.

​“Sot, besimtarët katolikë dhe protestanë festojnë Pashkët. Kjo festë, e cila në traditën e krishterë simbolizon ringjalljen, shënon ripërtëritjen e shpresës mbi dëshpërimin, kthimin kah vlerat njerëzore dhe braktisjen përfundimtare të dëshpërimit e të humbjes.
Prandaj, në këtë ditë ripërtëritjeje, dua t’ua uroj këtë festë gjithë besimtarëve katolikë dhe atyre protestanë.

Advertisement

Fatkeqësisht, sivjet ajo e gjen njerëzimin duke u përballur me pandeminë globale Covid 19. Prandaj, i ftoj qytetarët tanë që në këto kohë sfiduese ta ruajnë besimin dhe ta gjejnë shpresën dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

Për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e kryeparlamentares Osmani. /Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply