LAJME
Vitia: Nga mesnata në secilën komunë hyjnë në fuqi masat e ndalim-qarkullimit
Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia thotë se aktualisht Kosova ka një situatë të kontrolluar sa i përket Covid-19. Por sipas tij, një pakujdesi e vogël mund të kushtojë me humbje të mëdha të jetëve.
Në këtë mënyrë, ai tha se në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë marrë vendim për vazhdimin e kufizimit të lëvizjes në vend.
“Gjatë ditëve të fundit kemi pasur rritje të numrit të të infektuarve dhe IKSHPK ka sjell rekomandimet me kërkesën për masa më rigoroze”, tha Vitia.
You must be logged in to post a comment Login