25/02/2021

Dogana e Kosovës: Nuk ka bllokadë të mallrave, asnjë maune nuk është duke pritur në pikat doganore

Dogana e Kosovës njofton se aktualisht nuk ka asnjë bllokadë të mallrave.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ai shton se, për momentin nuk ka asnjë maune që është duke pritur në pikat doganore.

“Nuk ka asnjë bllokadë të mallrave. Derisa çështjen se a kana para apo nuk kanë, kjo nuk është çështje e Doganës. Për momentin nuk kemi asnjë maune, e cila është duke pritur”, tha Stavileci. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *