Connect with us

BOTA

Presidenti i Bjellorusisë me porosi: Askush nuk do të vdesë nga coronavirusi, nuk kemi nevojë për masa të ashpra mbrojtëse

Published

on

Presidenti i Bjellorusisë, Alexandar Lukashenko, ka deklaruar sot se askush nuk do të vdesë në vendin e tij nga coronavirusi, duke shtuar se nuk është nevoja që në Bjellorusi të vihen masa të ashpra mbrojtëse në luftën kundër coronavirusit, ashtu siç kanë vepruar shumica e vendeve nëpër botë.

Në Bjellorusi, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, 2.919 persona janë prekur me COVID-19, derisa 29 tjerë kanë humbur jetën, transmeton Telegrafi.

Advertisement

Megjithatë, Lukashenko pretendon se rastet e vdekjeve janë si pasojë e sëmundjeve të mëparshme nga të cilat kanë vuajtur pacientët siç janë sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

“Prandaj po them se asnjë person nuk do të vdesë ekskluzivisht nga coronavirusi”, ka shtuar Lukashenko.

Advertisement

Ai madje ka porositur qytetarët të jenë sa më shumë pozitiv dhe të mos mendojnë për gjëra të këqija.

“Tashmë kemi gjetur një lloj kombinimi të barnave për të ndihmuar qytetarët”, ka thënë ndër tjera presidenti i Bjellorusisë.

Advertisement

Për dallim nga shumica e vendeve të botës, në Bjellorusi kufijtë vazhdojnë të jenë të hapur, kurse lejohen edhe ndeshjet e futbollit gjatë ligës kombëtare dhe atë para shikuesve të shumtë.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply