Connect with us

LAJME

Ramiz Lladrovci takohet me kryeministrin Kurti, diskutojnë për gjendjen me COVID-19 në Drenas

Published

on

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me drejtorët, ka pritur në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministren në detyrë të Ministrisë së Administrimit së Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi për të diskutuar për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19. 

Kryetari Lladrovci gjatë takimit njoftoi kryeministrin Kurti për gjendjen aktuale shëndetësore në Komunën e Drenasit, dhe masat e ndërmarra si Shtab Emergjent Lokal.

Advertisement

“Ne me kohë i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit, gjithmonë duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Qeverisë. Deri tani nuk ka raste të konfirmuara me rezultat pozitiv të virusit, dhe për këtë falënderoj qytetarët të cilët po i zbatojnë masat dhe rekomandimet. Gjithashtu, falënderoj gjithë akterët e angazhuar, si punëtorët shëndetësorë, të administratës komunale, inspektoratin, Shtabin Emergjent, zjarrfikësit, zyrtarët policor, dhe të gjithë vullnetarët që kanë ndihmuar me donacione”, ka deklaruar Lladrovci.

Në njoftimin e Komunës së Drenasit thuhet se Lladrovci ka shprehur pakënaqësi lidhur me masat e reja të Qeverisë të cilat nuk janë hartuar në konsultim me komunat, për të cilën ka reaguar edhe publikisht Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Advertisement

Ndërsa, Ministrja Redžepi është arsyetuar se pajtimin e kmunave për vendimin e mbrëmshëm e ka marrë nga Drejtori i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply