Connect with us

LAJME

Donika Kadaj-Bujupi: Qeveria e Kurtit harroi punëtorët e Trepçës, s’ka paga për ta në periudhën pandemike

Published

on

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që nuk ia ka paguar pagat punëtorëve të ndërmarrjes Trepça gjatë periudhës pandemike.

Ajo ka thënë se kjo është e paprecedent, sidomos kur dihet se në pushtet është një parti që është deklaruar si e majtë, duke aluduar në Vetëvendosjen.

Advertisement

Kadaj-Bujupi ka thënë se për Trepçën është diskutuar shumë, por i vetmi veprim konkret ishte ndërmarrë nga Qeveria Haradinaj kur ishte bërë realitet Ligji për Trepçën.

“Mospagesa e pagave ndaj punëtorëve të Trepçës e sidomos kur në pushtet është një parti deklarativisht e majtë, është e paprecedent. Për Trepçën është folur dhe diskutuar nëpër të gjitha fushatat zgjedhore, mirëpo asgjë apo shumë pak është vepru. I vetmi veprim konkret ishte nxjerrja e Ligjit nga Qeveria Haradinaj. Sot, Qeveria në detyrë në kohë pandemie ende nuk ka kryer subvencionin që kanë pasur obligim t’a përfundojnë madje në muajin Mars. E në anën tjetër, si pasojë e pandemisë Trepça nuk ka pasur shitje këtë periudhë, plus që ka ra shumë çmimi i koncentratit ne bursë. Të gjitha këto bashkë e pamundësuan krijimin e buxhetit për paga”

Advertisement

Ajo ka bërë thirrje për reflektim nga ana e Qeverisë dhe që të mos rrezikohen 300 familjet e punëtorëve të Trepçës.

“Iu bëjë thirrje përgjegjësve që të veprojnë dhe të mos rrezikojnë mirëqenien e këtyre 300 familjeve në këtë kohë krize. Politika ska vend në kohë pandemie. Veproni sipas detyrës në mbrojtje të çdo qytetari të Kosovës!”, ka shkruar ajo në fund.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply