Connect with us

LAJME

Kryetari i Komunës së Kumanovës infektohet me coronavirus

Published

on

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski është infektuar me Covid-19.

“Të nderuar qytetarë, të dashur miq, tani i mora rezultatet më të reja për personat e infektuar në Kumanovë. Nga 40 bashkëqytetarë të mi ndodhem edhe unë. Ju inkurajoj bashkërisht dhe me disiplinë të vazhdojmë në luftë kundër kësaj të keqe, e di se do të fitojmë, jam i bindur në këtë”, shkroi Dimitrevski në rrjetin social ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Advertisement

Ai ju bëri apel qytetarëve të respektojnë masat dhe të shmangin kontaktet dhe se nuk ka nevojë për panik.

Ndryshe, Kumanova pas Shkupit është ndër qytetet me më së shumti të infektuar me coronavirus. Vetëm dje kishte 27 raste dhe aktualisht ka 262 raste pa rastet e sotme./Telegrafi/

Advertisement

https://www.facebook.com/MaksimDimitrievskiOfficial/posts/1866700636793701

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply