Connect with us

LAJME

Dokument/ Kadri Veseli kërkon ndihmën e BE-së për Luginën e Preshevës

Published

on

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i ka dërguar letër institucioneve të Bashkimit Evropian për të kërkuar angazhimin e tyre në ndihmë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në këtë kohë pandemie.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se qeveria e shkarkuar Kurti nuk ka bërë asgjë për të ndihmiar shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Advertisement

”Sot dërgova një letër drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar angazhimin e tyre në ndihmë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nga bisedat që kam zhvilluar me përfaqësues të ndryshëm politik si dhe me miq të shumtë personal të atjeshëm, jam informuar se gjendja nuk është aspak e mirë dhe se shqiptarët ndihen të lënë anash prej qeverisë qendrore. Fatkeqësisht ata mund të marrin shërbime shëndetësore vetëm nga spitali i Vranjës, i cili është tashmë i mbingarkuar.

Qeveritarët e shkarkuar janë treguar indiferent dhe nuk kanë bërë asgjë për Luginën e Preshevës. Mirëpo ata nuk përfaqësojnë Kosovën, sepse Kosova e vërtetë është shumë e lidhur me banorët e Preshëves, Bujanovcit e Medvegjës dhe kurrë nuk do i braktisi ata”, ka shkruar ai.

Advertisement

 

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1563545853820615

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply