Connect with us

LAJME

Inspektorati sanitar i AUV kontrollon dyqanet nëse po i zbatojnë masat kundër koronavirusit

Published

on

Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar bashkë me Policinë është duke vijuar kontrollet si dhe monitorimin e zbatimit të masave të marra për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19.

“Masat e marra për parandalimin e Covid-19, gjatë monitorimeve është vërejtur zbatim rigoroz i masave të marra kundër përhapjes së Covid -19, si përdorimi i maskave, dorezave, njoftimi i planit të masave si dhe ruajtja e distancës fizik sociale, vendosjen e mjeteve higjienike për pastrim të duarve si dhe kryerjen e dezinfektimit .

Advertisement

Rastet e paketa të cilat u hasen në teren që nuk i përmbaheshin rregullave të vendosura, u shqiptoheshin vërejtjet dhe masat ndëshkimore.

Sot janë duke u inspektuar Prishtina, Fushe Kosova, Obiliqi, në ekipe kontrolli inspektuese të ndara për të mbikëqyrë situatën edhe gjatë vikendeve. AUV është i pranishëm në të gjithë vendin në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve dhe shëndetit publik.

Advertisement

Po kontrollohen të gjitha dyqanet ushqimore dhe institucionet të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët se a janë në pajtueshmëri të plotë me masat qe burojnë nga vendimet e qeverisë dhe Ligji për sëmundjet infektive. Inspektorati sanitar është mire i përgatitura profesionalisht, ka përvojën për zbatim të mirëfillte të masave për parandalim të përhapjes se sëmundjeve ngjitëse” thuhet në njoftim.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply