Connect with us

LAJME

Qeveria pranoi testet nga Serbia pa reciprocitet pasi kështu kërkoi Amerika

Published

on

Zyrtar i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, ka konfirmuar se testet e Serbisë donacion për Kosovën kanë hyrë në territorin kosovar pa u respektuar reciprociteti pasi kështu kanë kërkuar amerikanët.

Ai ka thënë se Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka kërkuar që ky donacion të hyjë në Kosovë pa reciprocitet.

Advertisement

“Ambasada është shprehur më herët se është dakord për importe nga Serbia në Kosovë pa reciprocitet. Por ja që përfaqësuesit e Lëvizjes nuk janë të pafytyrë, nuk luajnë lojë të pisët, nuk përdorin formula dhe etiketa banale në llogaritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me aleatët tanë”, ka treguar Abazi.

“Po të ishin përfaqësuesit e Lëvizjes pa parime e të pafytyrë, po të luanin të njëjtën lojë të pisët si regjimi i vjetër, do i kishin përsëritur pa pushim atyre që po ankohen për testet nga Serbia se janë “anti-amerikanë”, se po duan të na prishin marrëdhëniet me ShBA-të, m.q.s I kemi pranuar testet pa hequr reciprocitetin, pa i prishur marrëdhëniet me ShBA-të dhe pa i quajtur “anti-amerikanë” ata që po çirren kundër testeve. Ja që mund të vendosësh drejtësi me Serbinë pa hakmarrje mesjetare, por me rregullat e shtetit modern dhe ligjit ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Advertisement

https://www.facebook.com/boiken.abazi/posts/10157606218372961

Ndryshe, mediat prestigjioze botërore kanë raportuar për 1000 mijë testet për Covid-19 që Serbia ia ka dhuruar Kosovës vlera e të cilave është 35 mije euro.

Advertisement

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për 1000 mijë testet e dërguara nga Serbia për Kosovën në shenjë solidariteti kundër koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Në lajmin e publikuar nga Reuters citohet një zyrtar serb i cili ka pasur qasje me dorëzimi e testeve ka thënë agjencisë ndërkombëtare të lajmeve në kushte anonimiteti se “Beogradi ka shpërndarë testet pa asnjë kusht politik por vetëm me dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij virusi”.

Advertisement

Lajmin e njëjtë më pastaj e ka publikuar edhe gazeta prestigjioze amerikane New York Times dhe media të tjera botërore.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply