Connect with us

LAJME

Xhafer Gashi përkujton bashkëluftetarin Sali Çekaj, në 21 vjetorin e rënies

Published

on

Kryetari i Komunës së Obiliqit,  Xhafer Gashi, në 21 vjetorin e rënies ka përkujtuar heroin e kombit, njëherësh  bashkëluftetarin e tij, Sali Çekaj, për heroizimin e tij të pashoq.

Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “muaji prill sjell dhimbje dhe kujtime mes nesh, kur po shënon data 19 prill, kujtojmë rënien dhe heroizmin e pashoq të mikut dhe bashkëluftëtarit tim, Sali Çekajt”.

Advertisement

Postimi i plotë i Gashit:

“Muaji Prill sjellë dhimbje dhe kujtime mes nesh, kur po shënon data 19 prill, kujtojmë rënien dhe heroizmin e pashoq të mikut dhe bashkëluftëtarit tim, Sali Çekajt.

Advertisement

Miku im, vetëm disa ditë pas rënies së Agimit, në fushëbetejë për liri, re edhe ti, për të mos vdekur kurrë! Ti bashkë me Agimin dhe heronjtë tjerë të Koshares, jeni vet historia e Lirisë dhe Pavaresisë së Kosovës.

Heronjtë e mi,

Advertisement

Pushoni të qetë në lëndinen e Lavdisë, në Kosharen legjendare, nga aty bëni dritë me idealin, trimërinë e burrërinë që patët. Ju jeni shembulli më i mirë se si duhet vendi dhe si i dilet zot atij.

Lavdi veprës dhe sakrificës tënde!

Advertisement

Lavdi t ë rënëve për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!”, ka shkruar Gashi./Telegrafi/

https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/posts/856278611506890

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply