Connect with us

LAJME

Haziri: As Avdullah Hoti as Kujtim Shala nuk kanë shprehur aspirata për kryeministër

Published

on

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se vullneti i strukturave të LDK është dhe ka qenë që Isa Mustafa të jetë i nominuar për kryeministër në dy palë zgjedhjet e kaluara.

Ndërsa për situatën aktuale ai ka thënë se varet nga vet Mustafa nëse do të jetë Kryeministër i Kosovës.

Advertisement

“Do të jetë në vlerësimet e tij si kryetar i LDK-së. Do të jetë në vlerësimet finale edhe të bashkëpunëtorëve të tij. Vullneti i tij do të respektohet nga ana e LDK-së”, ka thënë Haziri, në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Në dy rastet e kaluara në këto 4 vjet ai u ka dhënë përparësi opsioneve të tjera përtej tij. Është njëri nga liderët e vetëm që ka dalë përtej tij. Asnjë parti nuk ka dalë përtej liderit në asnjë rrethanë”.

Advertisement

Haziri ka theksuar se Mustafa edhe në takimin e sotëm të Kryesisë e ka tejkaluar veten e tij.

“Mustafa sot ka dalë mbi emrin e tij duke konsultuar kolegët e tij. Nuk është diskutuar asnjë emër të përveçëm dhe nuk ka qenë çështje në diskutimin e sotëm. Ju garantoj as Avdullah Hoti as Kujtim Shala nuk kanë shprehur aspiratë që ta shohin vetëm në krye të Qeverisë, që po dizajnohet tash. .. Kemi divizion të madh teknokratësh, ekspertë me nam publike në Kosovë dhe regjion – përtej shqiptarëve. Nuk kam ndërmend të japë emra. Nuk është kolegiale, sepse jemi në debat të brendshëm. Jam i prirë ta ndajë mendimin me publikun”, tha Haziri.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply