Connect with us

LAJME

​Haxhiu: Thaçi me një klub burrash po përmbysin vullnetin e qytetarëve

Published

on

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pas takimit konsultativ me presidentin Hashim Thaçi tha se çfarëdo vendimi që do të marrë presidenti, ku anashkalohet VV si parti fituese, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo tha se takimi i sotëm konsultative me partitë politike ishte jo kushtetues dhe jo serioze, pasi në këtë mënyrë po tentohet që të përmbyset vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit.

Advertisement

“Presidenti me një klub burrash po mundohen të përmbysin vullnetin e qytetarëve. Kushtetuta nuk ia lejon presidentit këto veprime që po i ndërmerr”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se çfarëdo vendimi që do të marrë presidenti, ku anashkalohet VV si parti fituese, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Advertisement

Haxhiu theksoi se Qeveria Kurti është rrëzuar për shkak të pazareve të presidentin Thaçi.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply