Connect with us

LAJME

Mustafa: Nesër do të caktojmë se kush do të jetë mandatari për qeverin e re

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa është deklaruar pas takimit konsultativ që kanë pasur me presidentin Hashim Thaçi.

Mustafa ka thënë se nesër do të mblidhet Kryesia e partisë dhe të bisedojnë për mandatarin, transmeton Telegrafi.

Advertisement

“Jemi të bindur se në këto momente në Kosovë nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe në shpërndarje të Kuvendit, meqenëse jemi në kohën e pandemisë COVID-19. Ne në takim u shprehem kundër shpërbërjes së Kuvendit.  Ne nesër do ta kemi takimin e Kryesisë dhe do të bisedojmë për mandatarin”, deklaroi Mustafa para mediave.

I pari i LDK-së pohoi se nuk janë të etur për pushtet, por që duan ta marrin përgjegjësinë për shkak të qytetarëve.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply