Connect with us

LAJME

Mustafa: Nuk është koha për zgjedhje, LDK e gatshme të marr përsipër formimin e Qeverisë

Published

on

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në takimin që po mbahet i ftuar nga presidenti Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk është koha që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Në këto momente nuk duhet të shkojmë në zgjedhje. Duhet të bëjmë përpjekje të formojmë një qeveri e cila mund të qeverisë vendin në mënyrë normale”, ka thënë Mustafa.

Advertisement

Mustafa ka shtuar se Kuvendit i nevojitet qeveri që mund të punoj me kapacitete të plota dhe mandat të plotë të Kuvendit.

“Momenti i tanishëm me të cilin po ballafaqohet Kosova me pandeminë, nuk mundëson që ne të mbajmë zgjedhje të reja Duhet të bëjmë përpjekje të formojmë një qeveri që siguron shumicën e Kuvendit të Kosovës dhe këtë ta bëjmë sa më shpejt”, u shpreh Mustafa.

Advertisement

Ai shtoi se LDK është e gatshme të marrë përsipër formimin e qeverisë nëse i kërkohet.

“Si LDK jemi të gatshëm që të marrim iniciativën dhe të sigurojmë shumicën si parti e dytë, nëse na ofrohet kjo mundësi”, tha Mustafa. /Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply