Connect with us

BOTA

Aksion policor në Gjermani, kapet banda që thyente bankomate në mesin e të cilëve ka kosovarë

Published

on

Policia gjermane ka realizuar një bastisje në North Rhine-Westphalia dhe Hessen ku ka arrestuar 7 persona, ndër ta edhe kosovarë.

Siç raporton Focus, policia ka thënë se është ndalur një bandë e cila thyente bankomate. Në mesin e tyre, janë arrestuar kosovarë dhe shqiptarë nga Shqipëria.

Advertisement

Policia gjermane njofton se janë bastisur 10 objekte.

“Të arrestuarit akuzohen se në 32 raste të ndryshme kanë thyer bankomate. Prej vjeshtës së 2019-s ata ishin nën hetime të policisë”, njofton policia, transmeton Koha.

Advertisement

Bastisja u realizua të enjten në mëngjes, pasi 5 prej të arrestuarve, kishin kryer një vjedhje në Iserlohn, e më pas u kthyen në Dortmund.

Policia thotë se është një grup me të akuzuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Advertisement

Sipas të dhënave të policisë vjedhjet e tyre arrijnë shumën prej 500.000 euro, po ashtu ka dëme materiale në shifër 6-shifërore.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply