Connect with us

LAJME

Maqedoni: 20 euro gjobë për mos mbajtje të maskave mbrojtëse

Published

on

Gjobë prej 20 eurove do të shqiptohet ndaj çdo personi fizik, i cili nuk mban maskë mbrojtëse, në objektet e mbyllura (markete, banka, postë, institucione shëndetësore). Këtë e parasheh dekreti i Qeverisë për parandalimin e coronavirusit, i cili u miratua dje.

Mos mbajtja e maskës parashihet vetëm nëse personi ndodhet në oborrin e shtëpisë së tij, vozit biçikletë ose bënë sport, udhëton me motor me person që jeton afër, ose lëvizë në vende publike dhe mban distancë prej së paku 2 metrave me personat tjerë.

Advertisement

Me dekretin e qeverisë parashihet që kompanitë që veprojnë në selitë e tyre, të sigurojnë pajisje mbrojtëse për të gjithë të punësuarit, por edhe vizitorët e kompanisë, që i vizitojnë hapësirat e tyre.

Nëse kjo nuk respektohet, do të pasojë dënim prej dy mijë eurove.

Advertisement

Gjobat nuk do të shqiptohen deri më 30 prill, në mënyrë që personat fizik dhe juridik të kenë kohë t’i blejnë pajisjet./Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply