LAJME
Policia kërkoi që të mos hiqen rrethojat te Qeveria për arsye sigurie, Kurti thotë se e kanë trajtuar me kujdes këtë çështje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot rreth largimit të rrethojave në oborrin e Qeverisë së Kosovës, për të cilën nga Policia e Kosovës është thënë të mos hiqen për arsye sigurie.
Kurti në një konferencë tha se drejtori i Policisë, Rashit Qalaj i kishte rekomanduar ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla të mos largohen rrethojat te objekti i Qeverisë dhe Kuvendit.
Sipas Kurtit, Sveçla i ka shkruar një kërkesë një instance brenda ministrisë që ai udhëheq për heqjen e rrethojave, për të cilat tha se është dashur të largohen më herët.
“Mbase i kemi hequr vonë”, tha Kurti.
Sipas tij, çështja e sigurisë është trajtuar me kujdes dhe se nuk ka mungesë sigurie.
Kryeministri në detyrë tha se mes Qeverisë dhe sheshit të qytetarëve nuk duhet të ketë pengesa.
You must be logged in to post a comment Login