LAJME
Emrat e kabinetit qeveritar Hoti – Agim Veliu mund të kthehet në krye të MPB-së
Në kohën kur thuhet se LDK-AAK-Nisma dhe minoritetet janë pajtuar për marrëveshjen për bashkëqeverisje, kanë dalë edhe emrat për ministra.
Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’i ketë këta ministra: Anton Quni, Besian Mustafa, Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Vlora Dumoshi.
Po ashtu pritet të rikthehet në MPB Agim Veliu i shkarkuar nga ana e Albin Kurtit.
Hykmete Bajrami do të jetë zëvendëskryeministre.
Nga AAK ministra pritet të jenë: Besnik Tahiri, Blerim Kuçi, Selim Selimi dhe Meliza Haradinaj.
Limaj mund të rikthehet si zëvendëskryeministër, njofton KlanKs.
Kabini i mundshëm Hoti:
Kryeministër: Avdullah Hoti
Zëvendëskryeministër: Besnik Tahiri (AAK)
Zëvendëskryeministër: Hykmete Bajrami (LDK)
Zëvendëskryeministër: Fatmir Limaj (Nisma)
Zëvendëskryeministër: (Lista Serbe)
Ministër i Financave: Lumir Abdixhiku (LDK)
Ministër i Mbrojtjes: Anton Quni (LDK)
Ministër i Infrastrukturës: Arban Abrashi (LDK)
Ministër e Kulturës: Vlora Dumoshi (LDK)
Ministër i Bujqësisë: Armend Zemaj (LDK)
Ministër i Brendshëm: Agim Veliu (LDK
Ministër i Integrimeve: Besian Mustafa (LDK)
Ministria e Shëndetësisē (LDK)
Ministria e Ekonomisë (MEPTINS): Blerim Kuçi (AAK)
Ministria e Arsimit: Ramë Lika (AAK)
Ministria e Drejtësisë: Selim Selimi (AAK)
Meliza Haradinaj- Ministre nga AAK
NISMA do t’i ketë edhe dy ministri, aq sa do t’i ketë edhe Lista Serbe.
Minoritetet tjera do ta kenë edhe një ministri.
You must be logged in to post a comment Login