Connect with us

LAJME

Mbi 200 qytetarë anëtarësohen në Vetëvendosje në këtë komunë të Kosovës

Published

on

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Therandë Arber Kabashi, ka thënë se për një muaj, në këtë komunë në VV, janë anëtarësuar mbi 200 qytetarë.

Ai ka thënë se Lëvizja është në rritje dhe se qytetarët ndryshimin e shohin vetëm tek Vetëvendosje, përcjell Bota sot.

Advertisement

Kabashi ka theksuar se për ata që e inicuan mocionin e mosbesimit, zgjedhjet janë të papranueshme.

Postimi i Kabashit në Facebook:

Advertisement

Mocioni i PLAN-it për mosbesim ndaj Qeverisë Kurti, u kthye në mosbesim të qytetarëve ndaj këtyre të parëve. Lëvizja tash e sa kohë është në rritje, por pas votimit të mocionit nga deputetët e PLAN-it, nga data 25 mars e deri më 25 prill, në Lëvizjen VETËVENDOSJE! Qendra Therandë u anëtarësuan mbi 200 qytetarë përmes aplikimit online.

Kjo e dëshmon atë që tashmë të gjitha sondazhet dhe matjet e opinionit publik po konstatojnë: qytetarët duan ndryshim, dhe ndryshimin e shohin vetëm tek Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Advertisement

Prandaj, për ata që e inicuan mocionin e mosbesimit, zgjedhjet janë të papranueshme.

Bashkë do ta bëjmë ndryshimin!

Advertisement

Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply