Connect with us

LAJME

“Pacolli s’ka biseduar për poste dhe s’është i interesuar të jetë në Qeveri”

Published

on

Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të partisë Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka bërë të ditur se shefi i tij nuk është i interesuar që të futet në ndonjë Qeveri në këtë kohë.

I pyetur nga Klan Kosova se a vjen ky refuzim i Behgjet Pacollit pas bisedimeve që ka zhvilluar me ndonjë përfaqësues të partive LDK, AAK ose Nisma Socialdemokrate, Naim Murseli ka thënë se asnjë bisedë nuk është zhvilluar lidhur me poste apo oferta.

Advertisement

 

 

“AKR beson se mundet ta sjellë konstruktivitetin e saj përmes opozitës, në të cilën aktualisht edhe gjendet. Presidenti i AKR-së, Bëhgjet Pacolli nuk ka shprehur interes që të futet në ndonjë Qeveri në këtë kohë”.

Advertisement

“Asnjë bisedë lidhur me poste apo oferta. Me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën është biseduar kohë më parë vetëm për zhvillimet politike”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply