Connect with us

BOTA

Serbia regjistron pesë vdekje dhe 263 raste të reja me COVID-19

Published

on

Gjatë 24 orëve të kaluara në Serbi janë konfirmuar 263 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, ndërsa pesë persona kanë vdekur.

Kështu u bë e ditur, gjatë një konference për media të Shtabit të Krizës, që është formuar nga Qeveria e Serbisë.

Advertisement

Gjatë kësaj periudhe janë testuan gjithsej 4,365 mostra të pacientëve, tha anëtari i Shtabit të Krizës, Predrag Kon.

Që nga fillimi i epidemisë në Serbi janë infektuar 8,042 persona ndërsa 156 kanë vdekur.

Advertisement

Nga sëmundja janë shëruar 1.182 persona.

Epidemiologu Kon tha se qytetarët do të duhet të mësohen të jetojnë me koronavirusin, por që rreziku do të minimizohet.

Advertisement

“Ne duhet të jetojmë dhe të punojmë dhe të sigurojmë një jetë normale, me praninë e këtij virusi”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply