Connect with us

LAJME

Deputetët e LVV’së bëjnë homazhe para lapidarit për personat e pagjetur: Jo amnisti, por drejtësi

Published

on

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë sot homazhe para lapidarit për personat e pagjetur në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Shefi i grupit parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimi së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës Arbërie Nagavci dhe deputetetët Liburn Aliu, Saranda Bogujevci dhe Hekuran Murati kanë bërë homazhe para lapidarit për personat e pagjetur në Prishtinë, në nderim të ditës së 27 Prillit – Ditën e të Zhdukurve në Kosovë.

Advertisement

Lajmin e ka bërë të diutur përmes një shkrimi në Facebook, shefi i deputetëve të LVV’së, Rexhep Selimi.

“Ende janë edhe 1641 persona të zhdukur. Familjarët e tyre meritojnë të dinë për fatin e tyre, kurse shoqëria jonë nuk mund të jetë asnjëherë e qetë pa u zbardhur të gjitha rastet e të pagjeturëve. Në një ditë si kjo, duhet ta ritheksojmë se familjarët meritojnë drejtësi, kurse kriminelët duhet të gjykohen. Nuk mund të ketë pajtim pa drejtësi. Nuk mund të ketë drejtësi me amnisti. Jo amnisti, por drejtësi”, ka shkruar ai./Express/

Advertisement

https://www.facebook.com/rexhep.selimi.9212/posts/239744284102998

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply