Connect with us

LAJME

Zëdhënësi i Qeverisë: Sapo ta shpallë dekretin për mandatarin, Presidentin e çojmë në Kushtetuese

Published

on

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu ka thënë sot se po presin publikimin e dekretit nga Presidenti Hashim Thaçi për mandatarin për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

Kryeziu ka thënë se përderisa nuk po ndodhë publikimi i kërkesës për mandatarin për kryeministër ndaj LDK’së, nga ana e Presidentit Thaçi qeveria në detyrë do të vazhdojë punën e saj, raporton Gazeta Express.

Advertisement

“Jemi në pritje të këtij dekreti, përmbajtjen e këtij dekreti dhe referimi që bëhet nga Presidenti mbi hapat e tij drejt formimit të qeverisë dhe mbi këtë përmbajtje do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se mospublikimi i këtij dekreti është shprehje e gatishmërisë për të bërë veprime që janë ndesh me kushtetutën.

Advertisement

“Ne kemi shprehur bindjen tonë dhe besojmë që interpetimi ynë është i drejt kur themi se veprimet e radhës të presidentit duhet të jenë ato që çojnë deri te shpallja e zgjedhjeve të parakohshme pasi që të kalojë pandemia dhe jo formimi i një qeverie të re”, ka thënë ai për Rtv Dukagjini.

Ai poashtu ka thënë se do të kërkojnë opinion edhe nga Komisioni i Venecias

Advertisement

“Për një kërkesë për opinion do t’i drejtohemi edhe Komisioni të Venecias, duke qenë të bindur që një opinion prej një institucioni të pavarur do të ndihmojë në sqarimin e kësaj situate kushtetuese por në të njejtën kohë do t’i shërbente edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese ashtu që ai të jetë sa më i drejtë dhe sa më kredibil”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë./GazetaExpress/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply