Connect with us

LAJME

Detaje rreth vrasjes së djeshme në Haraçinë të Shkupit, ku burri vrau gruan

Published

on

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup miratoi urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj një personi të dyshuar për veprat penale “vrasje” dhe “përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafikim të armëve ose materialeve shpërthyese”, njoftojnë nga PTHP Shkup.

I dyshuari, më 29 prill, sipas Prokurorisë, në shtëpinë familjare në fshatin Haraçinë, gjatë kryerjes së dhunës në familje, vrau me dashje gruan e tij.

Advertisement

“Pasi u kthyen nga shëtitja dhe hynë në dhomën e tyre, ata filluan grindje verbale për shkak të mosmarrëveshjeve martesore. Në një moment, i dyshuari 39 vjeçar u nis drejt bodrumit të shtëpisë, ku mbante armë zjarri të palicencuar – pistoletë ‘Bereta’ me kalibër 7,65 mm. Ai e futi armën në xhepin e xhaketës dhe u kthye në dhomën, ku ndodhej e dëmtuara. Të dy bashkëshortët vazhduan të grindeshin, ndërsa i dyshuari nxori armën, ia drejtoi viktimës, duke kërcënuar se do ta vriste, dhe gjuajti një plumb në pjesën e pasme të kokës”, kumtuan nga Prokuroria.

Pas ngjarjes, i dyshuari e braktisi shtëpinë. Nga ana tjetër, gruaja (e dëmtuara) ka treguar shenja jete dhe dy dëshmitarë e çuan atë në spital, por ajo vdiq pasi u pranua atje.

Advertisement

I dyshuari është privuar nga liria, ndërsa prokurori kompetent publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup ka parashtruar propozim për përcaktimin e masës paraburgim, pasi që ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik nga ikja, mundësia që personi i dyshuar të ndikojnë te dëshmitarët dhe të pengojë procedurën penale, si dhe mundësia për përsëritje të veprës penale./MIA

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply