25/02/2021

Rukiqi: Hapja e ekonomisë është lajm i mirë, punëtorët të kthehen me energji të reja

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ekonomia e vendit po shkon drejt hapjes graduale, pasi pothuajse gjithçka ishte pasivizuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Rukiqi theksoi se deri në javën e parë të qershorit, ekonomia do të hapet ndërsa tha se suksesi varet se sa do të respektohen masat e caktuara nga institucionet përkatëse shëndetësore.

“Prej 4 maj deri në javën e parë të qershorit, ekonomia do të hapet në 3 faza. Fillon me pjesën dërrmuese të tregtisë me pakicë, ndërtimtarinë dhe përfundon në fazën e tretë, nga data 2 qershor me gastronominë. Është një plan optimal, por me kushte. Çdo dështim në respektimin e masave mbrojtëse dhe distancës sociale, na kthen mbrapa dhe na vonon ditën 0 të startimit të rimëkëmbjes ekonomike”, shkruan Rukiqi.

“Vendi ka nevoje per optimizem dhe energji pozitive. Padyshim, hapja e ekonomise eshte lajm i mire. Ftoj kompanite dhe punetoret te kthehen me energji te reja, qe ta shpejtojme rimekembjen dhe bashkarisht te kthehemi ne normalitet”, është shprehur ai.

Drejt hapjes gradualeSot bashke me Ministrin Vitija, Ministren Hajdari, Drejtorin e IKSHPse, z. Ramadani, prezantuam…

Publicată de Berat Rukiqi pe Joi, 30 aprilie 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *