Connect with us

LAJME

Keqpërdori detyrën zyrtare, arrestohet një zyrtar policor

Published

on

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

“Informacionet e para hetuesit e IPK-së i kishin pranuar përmes rrugëve operative – hetimore se në një prej zyrave në stacionin policor në Kaçanik përkatësisht në një nga kompjuterët dyshohet se ndodhen disa shkresa që dyshohet se janë me përmbajtje të rreme.

Advertisement

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me kryeprokurorin e Prokurorisë themelore në Ferizaj kanë ndërmarrë disa veprime hetimore duke përfshirë sekuestrimin e përkohshëm të sendeve në cilësi të provave materiale si dhe intervistimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftimin për media.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Advertisement

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. /Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply