Connect with us

LAJME

Krasniqi: Vendim i pritshëm i Kushtetueses, mund të na përsëritej skenari i Maqedonisë

Published

on

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka komentuar zhvillimet politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit te Presidentit ka qenë vendim i arsyeshëm, përcjell Telegrafi.

Advertisement

“Duke pasur parasysh kontestimet që i kishte bërë Lëvizja Vetëvendosje, potencialisht do të kishim dy qeveri që do të kontestonin njëra-tjetrën e që do të mund të ekskalonte në rritje të tensioneve ose më të keqen të kishim skenarin e Maqedonisë me përleshje jashtë Kuvendit apo edhe brenda objektit”.

Ai thotë se një skenar i tillë nuk është se nuk është paralajmëruar nga akterë të ndryshëm.

Advertisement

Përfaqësuesi i shoqërisë civile thotë se me këtë vendim ndalet edhe koha prej 15 ditësh që i takonte Avdullah Hotit për formimin e qeverisë.

Krasniqi thotë se nëse LDK do të ftonte seancën menjëherë pas dekretit të Presidentit Gjykata Kushtetuese nuk do të kishte mundur të veprojë.

Advertisement

“Duket se LDK nuk i ka bërë llogaritë mirë, pasi kanë menduar se Gjykata nuk do të vepronte në një ditë feste siç është 1 maji”, tha ndër të tjera Albert Krasniqi./Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply