Connect with us

LAJME

Mustafa: S’kemi asnjë detyrim ndaj Listës Srpska, mund ta publikojmë marrëveshjen

Published

on

Lidhja Demokratike e Kosovës ka disa ditë që ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me Listën Serbe, mirëpo e njëjta nuk është bërë publike ende, raporton Gazeta Express.

Për këtë çështje ka pasur disa reagime drejt LDK-së që kanë kërkuar që të bëhet publikimi i marrëveshjes.

Advertisement

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është pyetur sot nga mediat për këtë temë.

Ai ka deklaruar se marrëveshjen mund ta publikojnë sot dhe se e njëjta do të jetë e njohur për opinionin. Sipas tij, s’kanë pasur asnjë detyrim ndaj tyre.

Advertisement

“Mund ta publikojmë sot marrëveshjen me Listën Serbe do të jetë e njohur për opinionin, s’është marrë asnjë detyrim specifik për Listën Serbe ose prej tyre”, tha Mustafa. /GazetaExpress/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply