Connect with us

LAJME

Përfundon plenarja e pestë e gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës

Published

on

Është mbajtur Plenarja e Pestë e gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate dërguar mediave.

Advertisement

Plenarja e cila zakonisht mbahet në Hagë me praninë fizike të gjykatësve, këtë u vit u mbajt përmes video-konferencës për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Me gjithë vështirësitë e krijuara, gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës e përfunduan me sukses Plenaren e tyre Vjetore dhe dëshmuan se Kryetarja dhe gjykatësit vazhdojnë përmbushjen e mandatit të tyre pa vonesa”, thuhet në njoftim.

Advertisement

Siç njoftohet, gjykatësit zgjodhën njëzëri gjykatësin Çarls Smith III si nënkryetar të ri në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Në pajtim me nenin 32(4) të Ligjit, nënkryetari ushtron detyrat e Kryetarit, në mungesë të Kryetarit ose në rast se Kryetari nuk mund të ushtrojë detyrat e tij.

Kryetare Ekaterina Trendafilova i shprehu urimet gjykatësit Smith dhe deklaroi se zgjedhja e tij si nënkryetar është dëshmi e besimit që ai gëzon prej gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Advertisement

Kryetarja, Prokurori i Specializuar dhe Administratorja i informuan gjykatësit për zhvillimet më të fundit. Pas largimit të gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese nga Plenarja, gjykatësit e tjerë vazhduan me kuvendimet dhe miratuan ndryshime të 30 rregullave të Rregullores së Procedurës dhe të

Provave (Rregullorja). Ndryshimet qartësojnë disa dispozita dhe kanë si synim mundësimin e procedurave më efikase dhe më efektive. Në pajtim me nenin 19(5) të Ligjit, ndryshimet e miratuara të Rregullores do t’i referohen Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për të garantuar përputhjen e tyre me Kapitullin II të Kushtetutës./Telegrafi/

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply