Connect with us

LAJME

Salihu liston 4 vendimet e sotme të Kushtetueses e që sipas tij e tregojnë paanësinë e saj

Published

on

Analisti politik, Fitim Salihu ka prezantuar në formë liste 4 vendimet e sotme të Gjykatës Kushtetuese, e që sipas tij, tregojnë për paanësinë e këtij institucioni.

Ka thënë se me këtë duhet të respektohen vendimet e Kushtetutës gjithmonë, edhe nëse i shkojnë për shtati, njërës palë apo tjetrës, shkruan Reporteri.

Advertisement

Ky është postimi i tij i plotë:

Vendimet e sotme të Kushtetueses i thanë katër gjëra:
1. Dekreti i Presidentit për mandatarin Avdullah Hoti duhet të pezullohet gjer më 29 maj;
2. Kryeministri ka pasur qasje të papranueshme dhe jokushtetuese ndaj Gjykatës Kushtetuese;
3. Kryetarja e Kuvendit ka refuzuar të bashkëpunojë me Gjykatën Kushtetuese; dhe
4. Ministri i Shëndetësisë edhe një herë e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës.
PS: Sot u rikonfirmua kredibiliteti i Gjykatës Kushtetuese, e cila edhe gjer më sot ka marrë vendime politikisht të paanshme. Por, vendimet e saj duhet të respektohen gjithherë, pavarësisht nëse u shkojnë për shtati njërës ose tjetrës parti. Kushtetutën e interpreton Gjykata Kushtetuese dhe jo falangat militante.

Advertisement
Continue Reading
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply