LAJME
Xhelal Sveçla merr si këshilltar njeriun Amerikan
U.D. i Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë në kabinetin e tij J.K.Chaney. Nëpërmjet një postimi në Facebook Sveçla ka njoftuar se Z. Chaney është specialist i çështjeve të sigurisë.
“Kabinetit tim sot iu bashkua, si këshilltar i jashtëm edhe J.K. Chaney.
Z. Chaney është specialist i çështjeve të sigurisë dhe ka përvojë të gjatë këshillimi në nivele të larta vendimmarrëse. Në përvojën e tij përfshihet puna këshilluese e ekspertiza në ShBA, në nivel të Kongresit, Senatit e Departamentit të Shtetit, por edhe në Lindje të Mesme e Afrikë, ku ka këshilluar krerë shtetërorë, qeveri, organizata ndërkombëtare dhe korporata të mëdha.
Me përgatitjen e tij si ekspert i sigurisë, organizimit operacional dhe menaxhimit të krizave, stafi ynë fiton vlera e cilësi. Kontributi i tij, i cili është “pro bono”, pra është këshillim pa pagesë dhe pa kosto për Kosovën, do të jetë tejet i rëndësishëm, duke pasur parasysh situatën e veçantë në të cilën gjindemi me pandeminë.
Kemi shumë punë para vetes, por me ndershmëri, vendosmëri dhe ekspertizë, do t’i’a dalim.” ka thënë Sveçla.
You must be logged in to post a comment Login